Forumi Botëror për Demokraci (ish Universiteti Veror për Demokraci) është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Shkollave Politike. Ky aktivitet për çdo vit përbashkon në Strasburg Shkollat Politike të të gjitha shteteve, por jo vetëm, pasi programi është i hapur edhe për pjesëmarrës të tjerë.
Temat e Forumit Botëror për Demokraci ndryshojnë nga viti në vit. Deri tash pjesëmarrësit kanë pasur rastin të ndjekin edicione ku është diskutuar për demokracinë, pushtetin, kohezionin social, përfshirjen sociale, elitat politike, Evropën e re, pranverën arabe, përfaqësimin gjinor median dhe informacionin etj.
Shkolla Politike e Prishtinës ka qenë e përfaqësuar në këtë aktivitet me mbi 250 pjesëmarrës përgjatë viteve. Forumi Botëror për Demokraci gjithashtu shërben si një platofrmë për shkëmbimin e përvojave dhe nxjerrje të mësimeve më të mira, të aplikuara në kontekste të ndryshme. Më shumë informacion për këtë ngjarje mund të gjendet tek linku i mëposhtëm:https://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy