Forumi boteror per demokraci

6 mars
Forumi boteror per demokraci

Forumi Botëror për Demokraci (ish Universiteti Veror për Demokraci) është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Shkollave Politike. Ky aktivitet për çdo vit përbashkon në Strasburg Shkollat Politike të të gjitha shteteve, por jo vetëm, pasi programi është i hapur edhe për pjesëmarrës të tjerë.

Temat e Forumit Botëror për Demokraci ndryshojnë nga viti në vit. Deri tash pjesëmarrësit kanë pasur rastin të ndjekin edicione ku është diskutuar për demokracinë, pushtetin, kohezionin social, përfshirjen sociale, elitat politike, Evropën e re, pranverën arabe, përfaqësimin gjinor median dhe informacionin etj.

Shkolla Politike e Prishtinës ka qenë e përfaqësuar në këtë aktivitet me mbi 250 pjesëmarrës përgjatë viteve. Forumi Botëror për Demokraci gjithashtu shërben si një platofrmë për shkëmbimin e përvojave dhe nxjerrje të mësimeve më të mira, të aplikuara në kontekste të ndryshme. Më shumë informacion për këtë ngjarje mund të gjendet tek linku i mëposhtëm:https://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy

  • 6 mars
  • Numri i shikimeve: 101518
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (44923)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (40224)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (39071)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (39037)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS