Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare
SuperUser Account
/ Kategoria: Publikimet

Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare

Shkurt 2020

Beteja diplomatike e Kosovës për t'u bërë anëtare e barabartë e shoqërisë ndërkombëtare vazhdon edhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë. Që nga viti 2018 Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në forcimin e strukturës institucionale dhe njohjes ndërkombëtare, duke u njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKBsë dhe të qenurit pjesë e disa mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në anën tjetër, legjitimiteti ndërkombëtar i Kosovës vazhdon të dëmtohet nga të qenurit jashtë organizatave të mëdha si OKB, NATO, Këshilli i Evropës dhe OSBE, si dhe mosnjohja nga pesë vende anëtare të BE. Politika e jashtme kosovare që nga themelimi në vitin 2008 në masë të madhe zbatohet në koordinim me shtetet partnere Perëndimore, sidoqoftë gjithashtu i duhet të përballet me kundërdiplomacinë e Serbisë dhe Rusisë të cilat vazhdimisht tentojnë të bllokojnë integrimin e Kosovës. Midis këyre sfidave ndërkombëtare, rritja e integrimit ndërkombëtar bashkë me luftimin e kundër-diplomacisë së Serbisë kanë qenë çështjet mbizotërusese për politikën e jashtme dhe misionin diplomatik. Raporti i mëposhtëm ekzaminon politikën e jashtme kosovare në vitin 2019, duke u fokusuar në procesin e zbatimit por edhe zhvillimet ndërkombëtare që kanë ndikuar të arriturat. Ai është i ndarë në pjesët e mëposhtme: njohja ndërkombëtare, marrëdhëniet dypalëshe, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, integrimi në BE dhe marrëdhëniet shumëpalëshe. Një seksion shtesë diskuton sfidat e funksionimit të brendshëm të MPJ-së dhe ofron rekomandime për tejkalimin e tyre.

Previous Article Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë - Serbi
Next Article Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB
Print
811 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara? e premte, 26 shkurt 20210

Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?

Publikimi i fundit i PIPS adreson temën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Publikimi është mbledhur përmes një formati të veçantë, i cili përmbledh pikat kryesore të tre diskutimeve të ndara me ekspertë mbi temat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të kaluarën, si dhe Politika e Jashtme dhe Bashkëpunimi Rajonal.
Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e hënë, 28 dhjetor 20200

Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi

Anketa 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës' botohet në baza të përvitshme në kuadër të Programit për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ), që është një nga programet kryesore të PIPS. Ky është edicioni i tretë i anketës, i publikuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë për: Politikën ndërkombëtare dhe akterët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare & Procesin e dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për Marrëveshjen e Washington-it, asocacionin e komunave serbe si dhe arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare e mërkurë, 30 shtator 20200

Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare

Megjithëse përparimet teknologjike dhe shkencore të dekadave të fundit kanë përmirësuar aftësinë e njeriut për t'iu përgjigjur sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasojat e tyre nuk janë të vogla, kështu që koronavirusi ka qenë një faktor i rëndësishëm prapa ndryshimeve të fundit në fushën e diplomacisë dhe marrëdhëniet midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Pyetjet kryesore që vërtiten rreth një enigme të tillë kanë të bëjnë me implikimet gjeopolitike që janë prodhuar në rendin aktual botërorë dhe aktorët ndërkombëtarë. Ky punim i shkurtër përshkruan disa efekte që Covid-19 ka pasur në politikën ndërkombëtare deri më tani. Ky dokument rendit tre fusha në të cilat Covid-19 mund të prodhojë ndikim thelbësor: marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës, idetë e globalizimit dhe konfliktit të armatosur dhe dhunës politike. 

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e mërkurë, 23 shtator 20200

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Anëtarësimi në OBSH është në Programin e Qeverisë 2020-2023 dhe është përmendur në mënyrë sporadike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, megjithatë Kosova nuk ka aplikuar asnjëherë. Duke u bazuar në këtë, ky punim do të diskutojë mundësitë e anëtarësimit së Kosovës në OBSH. Punimi vijon me një diskutim të shkurtër për përpjeket shumëpalëshe të Kosovës deri tani, si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme. 

RSS