Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike - Perceptimet e qytetarëve
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike - Perceptimet e qytetarëve

Mars 2019

Anketa “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës” është realizuar në vitin 2019 për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me përkrahjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Anketa është publikuar si pjesë e Programit për Analizë të Politikës së Jashtme brenda PIPS. Qëllimi i anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë përmes tre seksioneve të mëposhtme:

I Politika ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për përceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare;

II Politika e jashtme dhe pozita ndërkombëtare e Kosovës, që ofron të dhëna për përceptimet e qytetarëve për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe institucionet e politikës së jashtme të Kosovës;

III Partitë politike, që ofron të dhëna për përceptimet për partitë politike kosovare, programet e tyre në raport me politikën e jashtme dhe ideologjitë politike.

Previous Article Targetimi i varfërisë energjetike në zona rurale përmes energjisë së rinovueshme në vendet në zhvillim - Rishikimi i literaturës dhe rekomandimet
Next Article Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve
Print
296 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2019
Publikimet e fundit
 
Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare e mërkurë, 30 shtator 20200

Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare

Megjithëse përparimet teknologjike dhe shkencore të dekadave të fundit kanë përmirësuar aftësinë e njeriut për t'iu përgjigjur sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasojat e tyre nuk janë të vogla, kështu që koronavirusi ka qenë një faktor i rëndësishëm prapa ndryshimeve të fundit në fushën e diplomacisë dhe marrëdhëniet midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Pyetjet kryesore që vërtiten rreth një enigme të tillë kanë të bëjnë me implikimet gjeopolitike që janë prodhuar në rendin aktual botërorë dhe aktorët ndërkombëtarë. Ky punim i shkurtër përshkruan disa efekte që Covid-19 ka pasur në politikën ndërkombëtare deri më tani. Ky dokument rendit tre fusha në të cilat Covid-19 mund të prodhojë ndikim thelbësor: marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës, idetë e globalizimit dhe konfliktit të armatosur dhe dhunës politike. 

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e mërkurë, 23 shtator 20200

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Anëtarësimi në OBSH është në Programin e Qeverisë 2020-2023 dhe është përmendur në mënyrë sporadike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, megjithatë Kosova nuk ka aplikuar asnjëherë. Duke u bazuar në këtë, ky punim do të diskutojë mundësitë e anëtarësimit së Kosovës në OBSH. Punimi vijon me një diskutim të shkurtër për përpjeket shumëpalëshe të Kosovës deri tani, si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme. 

Partitë politike - Funksioni dhe organizimi në shoqëritë demokratike e enjte, 27 gusht 20200

Partitë politike - Funksioni dhe organizimi në shoqëritë demokratike

Ky libër i paraqet partitë politike si institucione qendrore të demokracisë moderne. Karakteristikat dhe funksionet e partive, elementi bazik i organizimit të tyre, konteksti politik dhe social, si dhe problemet e demokracisë së partisë dhe sfidat e veçanta që partitë ballafaqohen me to janë temat kryesore. Në libër PIPS prezantohet me punimin "Partitë politike në Kosovë". Vecanërisht, kjo pjesë ofron një analizë përshkruese të historikut që ka formësuar partitë politike në Kosovë që nga viti 1945, përshkruan partitë aktuale parlamentare dhe tiparet e tyre kryesore, diskuton aspektet ideologjike të partive politike dhe ndikimet e tyre mbi sistemin politik, duke u fokusuar vecanërisht në bashkëpunimin partiak pas vitit 1999.

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë e premte, 7 gusht 20200

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë

Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.

RSS