e martë, 16 mars 2021
Në kuadër të projektit "Rritja e transparencës dhe llogaridhënies për reforma" të zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL është publikuar monitorimi i Planit Vjetor të Punës së qeverisë Hoti.
e premte, 26 shkurt 2021
Publikimi i fundit i PIPS adreson temën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Publikimi është mbledhur përmes një formati të veçantë, i cili përmbledh pikat kryesore të tre diskutimeve të ndara me ekspertë mbi temat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të kaluarën, si dhe Politika e Jashtme dhe Bashkëpunimi Rajonal.
e hënë, 28 dhjetor 2020
Anketa 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës' botohet në baza të përvitshme në kuadër të Programit për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ), që është një nga programet kryesore të PIPS. Ky është edicioni i tretë i anketës, i publikuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.
Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë për: Politikën ndërkombëtare dhe akterët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare & Procesin e dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për Marrëveshjen e Washington-it, asocacionin e komunave serbe si dhe arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
e mërkurë, 30 shtator 2020
Megjithëse përparimet teknologjike dhe shkencore të dekadave të fundit kanë përmirësuar aftësinë e njeriut për t'iu përgjigjur sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasojat e tyre nuk janë të vogla, kështu që koronavirusi ka qenë një faktor i rëndësishëm prapa ndryshimeve të fundit në fushën e diplomacisë dhe marrëdhëniet midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Pyetjet kryesore që vërtiten rreth një enigme të tillë kanë të bëjnë me implikimet gjeopolitike që janë prodhuar në rendin aktual botërorë dhe aktorët ndërkombëtarë. Ky punim i shkurtër përshkruan disa efekte që Covid-19 ka pasur në politikën ndërkombëtare deri më tani. Ky dokument rendit tre fusha në të cilat Covid-19 mund të prodhojë ndikim thelbësor: marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës, idetë e globalizimit dhe konfliktit të armatosur dhe dhunës politike.