PLANI KOMUNAL I VEPRIMIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË (PKVEE) PËR KOMUNEN E SUHAREKËS (PERIUDHA 2024-26)
Nëntor 2023
Plani Komunal i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë (PKVEE) për Komunën e Suharekës përshkruan një udhërrëfyes strategjik për përmirësimin e efiçiencës së energjisë brenda komunës nga viti 2024 deri në vitin 2026.
Ky plan përfshinë iniciativa dhe masa që synojnë zvogëlimin e konsumit të energjisë, promovimin e qëndrueshmërisë dhe zbatimin e praktikave në dobi të mjedisit dhe komunitetit lokal. Plani gjithashtu përfshinë fusha të tilla si ruajtja e energjisë, zvogëlimi i CO2 në komunë, adoptimi i energjisë së rinovueshme dhe përmirësimet e infrastrukturës për të arritur përdorim më efikas të energjisë në komunën e Suharekës.
Ky raport/plan është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II i Bashkimit Evropian SHQIPËRI – KOSOVË (2014 – 2020) - Projekti "Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore”.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.
Projekti implementohet nga:
Instituti i Prishtinës për Studime Politike
Akademia e Studimeve Politike
Bashkia Kurbin
Komuna Suharekë
Programet | - Energjia dhe ambienti
- Qeverisja cilësore
|
Viti i publikimit | |