PMQU - Një angazhim i përbashkët: Drejt një koordinimi gjithëpërfshirës institucional dhe zhvillim të politikave për draftimin dhe zbatimin e planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban
SuperUser Account
/ Kategoria: Publikimet

PMQU - Një angazhim i përbashkët: Drejt një koordinimi gjithëpërfshirës institucional dhe zhvillim të politikave për draftimin dhe zbatimin e planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban

Shtator 2019

Qëllimi i këtij punimi është të jap një sqarim të shkurtër të përfitimeve që një Plan i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU) mund të ketë për qytetet, si dhe të hulumtojë mundësitë se si niveli kombëtar, dmth. deputetët e Kuvendit të Kosovës, mund të mbështesin ose lehtësojnë drejtpërdrejtë ose indirekt zbatimin e PMQU-ve në qytete.

Fillimisht, do të prezantohet një përmbledhje e PMQU-ve, si një alternative e pëlqyeshme nga mënyrat tradicionale të planifikimit për transport dhe mobilitet.

Në vijim, ky punim do të paraqesë një përmbledhje të procesit të konceptimit dhe zbatimit të PMQU-ve, duke filluar që nga draftimi i PMQU-ve, deri në hapat e ndërmarrë pas zbatimit, kryesisht monitorimin, rregullimin dhe mësimet e marra.

Ky punim do të shikojë disa aspekte që PMQU-të synojnë t’i përmirësojnë, dhe se si ato mund të mbështeten më tej përmes ndërhyrjeve dhe ndryshimeve në kornizën ligjore ekzistuese.

Për më tepër, ky punim do të bëjë një përmbledhje të kornizës së legjislacionit të Kosovës që prek PMQU-të në lidhje me hartimin dhe zbatimin e tyre dhe do të identifikojë boshllëqet dhe fushat për përmirësim bazuar në legjislacionin dhe politikat e BE-së.

Më në fund, do të jepen rekomandime se si dhe ku në procesin e hartimit dhe zbatimit të PMQU-ve, deputetët e Kuvendit mund të përfshihen me mbështetje përmes legjislacionit ose në mënyra të tjera.

Previous Article Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve
Next Article Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Print
9462 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2019

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të) e hënë, 15 dhjetor 20250

Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të)

Këto tre policy briefs, të punuar nga grupi i Shkollës Politike – Gjenerata 23, adresojnë disa nga sfidat më kritike të Kosovës sot: shfrytëzimin e EU Growth Plan si katalizator për reforma dhe integrim evropian, rënien e angazhimit politik të të rinjve përtej zgjedhjeve, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndaj grave në hapësirën digjitale dhe publike. Së bashku, ato ofrojnë analiza të bazuara në evidencë dhe rekomandime konkrete për forcimin e qeverisjes, pjesëmarrjes qytetare dhe barazisë gjinore.

Vjetari i Politikës së Jashtme (2024-25) e mërkurë, 1 tetor 20250

Vjetari i Politikës së Jashtme (2024-25)

Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2024–2025 pasqyron zhvillimet kryesore në marrëdhëniet bilaterale, përpjekjet për njohje të reja diplomatike, avancimin në proceset e integrimit euroatlantik dhe sfidat e vazhdueshme në dialogun me Serbinë, gjatë periudhës së raportimit 1 Janar 2024, deri më 15 mars 2025. 

Dokumenti sjell një panoramë të plotë të veprimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke përfshirë reformat e brendshme, angazhimin me diasporën dhe nismat për diplomaci ekonomike e kulturore. Përmes analizës së partneriteteve me vende të rajonit, Evropës, SHBA-së dhe më gjerë, raporti synon të ofrojë një pasqyrë të qartë mbi arritjet dhe pengesat e Kosovës në skenën ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe.

RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024) e enjte, 29 maj 20250

RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka publikuar Raportin e Katërt Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2025 (duke përfshirë edhe masat e paplotësuara të viteve paraprake). Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Raporti i auditimit dhe pasqyra financiare 2024 e martë, 1 prill 20250

Raporti i auditimit dhe pasqyra financiare 2024

PRISHTINA INSTITUTE FOR POLITICAL STUDIES - PIPS
FINANCIAL STATEMENTS WITH INDEPENDENT AUDITORS’ REPORT
As at and for the year ended 31 December 2024

RSS