Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Nëntor 2019
Ky studim synon të ofrojë një pasqyrë të ecurisë së zbatimit të ERA-së, me fokus në rezultatet e saj të deritanishme dhe të pritura. Prandaj përmes këtij studimi synohet që nga afërtë shihet se si janë duke u zbatuar pjesë specifike të marrëveshjes në praktikë. Si pjesë e këtij projekti, ky studim synon të ofrojë një pasqyrë të ecurisë së kësaj reforme dhe zbatimit të saj, me fokus të veçantë në Agjencinë e Punësimit, që del nga pika 3 e pjesës III (Punësimi dhe arsimi), të dokumentit ERA, i nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Zyrja e Bashkimit Evropian (BE). Të dhënat e këtij publikimi janë marrë përmes mbledhjes të të dhënave dhe dokumenteve, si dhe intervistave gjysmë të strukturara me zyrtarë të APRK.
Publikimi vijon në këtë rend: ofrohet një seksion mbi strukturën organizative dhe funksionimin e APRK-së, në raport me bazën ligjore dhe dokumentet e politikave; përshkruhet dhe diskutohet buxheti i Agjencisë për vitin 2019; diskutohet për arritjen e rezultateve të prekshme, veçanërisht përmes masave aktive në tregun e punës. Në pjesën e konkluzionit ofrohet përmbledhja e publikimit dhe aspektet që duhet adresuarpërpërmirësimin e mëtutjeshëm të APRK-së.
Programet | |
Viti i publikimit | |