Diona Kusari / e enjte, 7 prill 2022 / Kategoria: Publikimet Një vështrim i përgjithshëm i politikave dhe përpjekjeve rreth P/CVE në Ballkanin Perëndimor (II) Prill 2022 Rritja e jostabilitetit dhe konfliktet e hapura ushtarake kanë shkaktuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë në mbarë botën. Si rezultat, vendet ndërmorën veprime të menjëhershme për të parandaluar dhe kriminalizuar pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e huaja.Ndër sfidat kryesore me të cilat përballen këto vende ishin pasojat e mundshme të riatdhesimit, parandalimi i radikalizimit të qytetarëve të tjerë nga të kthyerit dhe aksionet terroriste të brendshme, si dhe zbatimi i programeve efektive të riintegrimit, rehabilitimit dhe deradikalizimit.Kjo analizë e politikave synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Është e dyta e një serie analizash mbi këtë çështje.Më saktësisht, kjo analizë ofron një këndvështrim statistikor rajonal në lidhje me numrin e qytetarëve që i bashkohen konflikteve të huaja, si dhe një pasqyrë të nismave të riatdhesimit dhe riintegrimit të ndërmarra nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Print 6930 Rate this article: No rating ProgrametQeverisja cilësoreViti i publikimit2022 Dokumente(t) An Overview of Policies and Efforts on P/CVE in the Western Balkans (II)(.pdf, 1,2 MB) - 553 shkarkim(e) Një vështrim i përgjithshëm i politikave dhe përpjekjeve rreth PCVE ne Ballkanin Perendimor II(.pdf, 1,33 MB) - 193 shkarkim(e)