Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

22 shtator 2025

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

e hënë, 22 shtator 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (18)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

29 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

e martë, 29 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (1)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

10 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

e enjte, 10 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (2300)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

25 qershor 2025

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

e mërkurë, 25 qershor 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (2457)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

29 maj 2025

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

e enjte, 29 maj 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (3373)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive

19 maj 2025

Shkolla Politike (Gjenerata 23) ka nisur zyrtarisht programin me seminarin e parë këtë fundjavë!

Nga data 11 deri më 13 prill, Shkolla Politike hapi zyrtarisht edicionin e saj të radhës me një seminar tre-ditor, ku pjesëmarrësit e Gjeneratës 23 filluan rrugëtimin e tyre njëvjeçar me entuziazëm dhe përkushtim. Programi nisi me prezantimin e partnerëve dhe përmbajtjes, ndërsa gjatë ditëve në vijim u zhvilluan diskutime të thelluara mbi shtetin, paqen, konfliktin dhe kohezionin social, nën moderimin e z. Ramadan Ilazi dhe me ligjërues si znj. Marta Gazideda, z. Dukagjin Gorani, z. Robert Muharremi, z. Enver Hasani, z. Betim Zllanoga dhe z. Senad Sabovic. Seminarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, partnerët tanë strategjikë. Diskutimet dinamike, puna ekipore dhe reflektimet mbi sfidat e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse shënuan një fillim të fortë për këtë gjeneratë të re liderësh.

Falënderim i veçantë Këshillit të Evropës për mbështetjen e programit , si dhe Konrad Adenauer Stiftung Kosovo për mbështetjen e këtij seminari.

e hënë, 19 maj 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (3423)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
1345678910Last