Diona Kusari / e mërkurë, 23 shkurt 2022 / Kategoria: Publikimet Perspektivat e Kosovës për t'iu bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare (OBT): Një vlerësim i shkurtër i rrugëve të vendimmarrjes Shkurt 2022 Që nga viti 2018 Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në asnjë organizatë të madhe ndërkombëtare.Edhe pse zgjerimi i prezencës në organizatat ndërkombëtare ka qenë një nga synimet kryesore tëpolitikës së jashtme të Kosovës në periudhën e pas-pavarësisë, anëtarësimi në Komisionin e Venecias në vitin 2014 mbetet aderimi i fundit shumëpalësh i madh për Kosovën.Në Programin e Qeverisë 2021-2025 janë përfshirë disa angazhime për aderime shumëpalëshe. Një nga angazhimet më të rëndësishme është paraqitja e aplikimit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. OBT është një nga organizatat ndërqeveritare më të rëndësishme që merret me rregullat e tregtisë së lirë ndërmjet kombeve dhe shteteve.Ky shënim politikash diskuton perspektivat e Kosovës për t’iu bashkuar kësaj organizate, në dritën e funksioneve dhe rëndësisë që ky organ shumëpalësh luan për ekonominë globale sot. Shënimi ka të bëjë vetëm me procesin e anëtarësimit dhe alternativat për anëtarësim që kanë në dispozicion institucionet e Kosovës.Gjithashtu studimi argumenton se paraqitja e aplikacionit në OBT pa pasur një plan të detajuar të parapërgatitur me partnerët mund të paraqesë disavantazhe serioze për pozitën e Kosovës. Rekomandohet që institucionet e Kosovës ti qasen me kujdes kësaj situate në mënyrë që të shmangen hapat e rrejshëm të mundshëm diplomatik. Print 10956 Rate this article: No rating ProgrametPolitika e jashtmeIntegrimi evropianViti i publikimit2022 Dokumente(t) Perspektivat e Kosovës për t'iu bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare (OBT): Një vlerësim i shkurtër i rrugëve të vendimmarrjes(.pdf, 4,75 MB) - 231 shkarkim(e) Kosovo's prospects to join the WTO: A short evaluation of the decision-making routes(.pdf, 4,74 MB) - 255 shkarkim(e)