Diona Kusari / e premte, 15 tetor 2021 / Kategoria: Publikimet Fillimi i një ERA të re! Tetor 2021 Bashkimi Evropian dhe Kosova vendosën të fillojnë fazën e dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) në mënyrë që të vazhdojnë zbatimin e MSA-së. Si rezultat, qeveria (Hoti) miratoi prioritetet e ERA II më 19 tetor 2020. Pas konsultimeve me OShC-të, institucionet përgjegjëse për zbatim dhe Komisionin Evropian, plani i veprimit dyvjeçar për ERA II u miratua fillimisht në parim nga Këshilli Ministror për Integrimin Evropian në maj të 2021 dhe më pas u miratua nga qeveria e re (Kurti) më 11 gusht.Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë, të shmanget rënia në të njëjtat kurthe dhe përjetimi i të njëjtave vonesa. Prandaj në këtë publikim Instituti i Prishtinës për Studime Politike paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II. Print 8394 Rate this article: No rating ProgrametIntegrimi evropianViti i publikimit2021 Dokumente(t) Fillimi i nje ERA te re(.pdf, 336,78 KB) - 359 shkarkim(e) The beginning of a new ERA!(.pdf, 452,62 KB) - 319 shkarkim(e)