Diona Kusari / e martë, 7 shtator 2021 / Kategoria: Publikimet Deri në çfarë mase është integruar programi elektoral i Vetëvendosjes në Programin Qeveritar? Shtator 2021 Raporti trajton nivelin e integrimit të premtimeve elektorale në programin qeverisës, rrjedhimisht dhe rëndësinë e fizibilitetit dhe llogaridhënies rreth premtimeve elektorale.Shkalla e rezultateve elektorale të Vetëvendosjes, për herë të parë në periudhën pas vitit 1999 lejoi që një parti politike në Kosovë të formojë qeverinë me mbështetjen e vetme të partive politike jo-shumicë.Ky raport i shkurtër ka diskutuar përmbajtjen e Programit Qeveritar të Republikës së Kosovës 2021-2025, në lidhje me programin elektoral të Vetëvendosjes, rezultatet tregojnë se grupi më i lartë i këtyre premtimeve nuk është i integruar në programin qeverisës, duke përbërë një shifër prej rreth 48%.Të dhënat janë zgjedhur dhe kategorizuar nga Lëvizja FOL, ndërsa raporti është përgatitur nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS). Raporti është punuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të projektit "Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies për reforma". Print 9871 Rate this article: No rating ProgrametQeverisja cilësore Dokumente(t) Deri ne cfare mase eshte integruar programi elektoral i Vetevendosjes ne Programin Qeveritar.pdf(.pdf, 5,76 MB) - 215 shkarkim(e) To what extent is the Vetevendosje electoral program integrated into the Government Program(.pdf, 5,76 MB) - 207 shkarkim(e)