Nyja e pazgjidhur - Si duhet t'i qaset Kosova 5-shes mosnjohëse të BE-së?
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Nyja e pazgjidhur - Si duhet t'i qaset Kosova 5-shes mosnjohëse të BE-së?

Nëntor 2018

Punimi ofron një historik të shkurtër dhe këndvështrime të ndryshme të perspektivave të shteteve mosnjohëse të BE-së. Gjithashtu, ky shkrim ofron rekomandime me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të politikës së jashtme kosovare. Njohjet diplomatike janë njëra nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Kosovës. Njohjet ndërkombëtare varen shumë nga strategjia diplomatike e politikës së jashtme. Ky shkrim argumenton se njohjet nga 5 vendet mosnjohëse janë të një rëndësie të veçantë duke marrë parasysh qëllimet gjeostrategjike të Kosovës si dhe aspiratat e saj në integrime Euro-Atlantike. Për shkak të suksesit të limituar përgjatë dhjetë viteve të fundit është krijuar nevoja që Kosova të riformulojë dhe riorganizojë arsenalin e saj diplomatik për një qasje më produktive në raport me 5-shen mosnjohëse. 

Print
8953 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018