Diona Kusari / e hënë, 19 korrik 2021 / Kategoria: Publikimet Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike Qershor 2021 Anketa ‘Mendësia e Qytetarëve Rreth Pyetjeve Politike’ është botuar për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.Anketa synon që të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe, pra partitë politike, vendimmarrësit, politikbërësit, shkollarët, analistët dhe të tjerë që e shohin këtë pjesë studimi me interes.Rezultatet e anketës janë ndarë në dy pjesë: Pikëvështrimet për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe Pikëvështrimet për politikën dhe pjesëmarrjen.Në pjesën e parë janë renditur pyetje për të kuptuar më mirë opinionet e respodentëve sa sa i gjerë duhet të jetë shteti, sidomos parë në raport me rolin e individit në shoqëri.Në pjesën e dytë janë renditur pyetje që synojnë të hedhin dritë mbi qëndrimet e votuesve në raport me kontekstin politik në Kosovë, subjektet politike ekzistuese dhe pjesëmarrjen brenda procesit elektoral dhe jo vetëm.Në seksionin e fundit raporti përqëndrohet në një analizë statistikore, ku prezantohet analiza e segmentit të votuesve kosovarë duke u ndarë nëpër grupe të caktuara. Print 10713 Rate this article: No rating ProgrametQeverisja cilësoreViti i publikimit2021 Dokumente(t) Citizens mindset towards political questions(.pdf, 4,43 MB) - 261 shkarkim(e) Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike(.pdf, 2,85 MB) - 231 shkarkim(e)