Diona Kusari / e shtunë, 15 qershor 2019 / Kategoria: Publikimet Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë Qershor 2019 Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive. Ndonëse për kah emërtimet dhe statusi formal, duken të dallueshme, shumë prej tyre kanë përzierje dhe duplifikim të kompetencave mes vete. Mungesa e linjave të qarta të llogaridhënies dhe dobësitë në mbikëqyrjen e tyre e minojnë edhe më tej funksionimin e tyre. Kjo gjendje kontribuon në mungesën e një administrate publike funksionale në Kosovë.Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës. Print 7864 Rate this article: No rating ProgrametIntegrimi evropianViti i publikimit2019 Dokumente(t) Racionalizimi i Agjencive dhe Rregullatoreve ALB(.pdf, 35,02 MB) - 180 shkarkim(e) Rationalization of Executive Agencies and Regulators ENG(.pdf, 32,43 MB) - 157 shkarkim(e)