Diona Kusari / e hënë, 3 tetor 2022 / Kategoria: Publikimet Thirrje për dy (2) ekspertë për të përgatitur Planin e Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Suharekë Tetor 2022 Për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të energjisë në rajonet ndërkufitare në Shqipëri dhe Kosovë, një ekip ekspertësh do të angazhohet për hartimin e dy Planeve Lokale të Veprimit për bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës. Të dy komunat do të përfitojnë nga njohuritë e ekspertëve si dhe nga mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira të njëra-tjetrës. Plani lokal i veprimit i Suharekës do të ndërtohet mbi atë ekzistues dhe rekomandimet e vlerësimit të planit ekzistues. E njëjta përvojë pritet të shërbejë për zhvillimin e Planit të parë Vendor të Veprimit në Kurbin.Ekspertët që do të përfshihen në realizimin e zbatimit, strategjisë, manualit, etj., do të punojnë së bashku për të shkëmbyer përvojën dhe për të siguruar efektin BNK si në Kurbin ashtu edhe në Suharekë.Ftesa në kuadër të këtij tenderi i dedikohet dy ekspertëve vendorë që të zhvillojnë Planin Lokal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Suharekë për periudhën 2023-2026. Plani i Veprimit do të ndërtohet mbi kriteret e sasisë së kostove, emetimeve të kursyera dhe identifikimit të përfitimeve të përbashkëta. Print 6407 Rate this article: No rating ProgrametEnergjia dhe ambientiQeverisja cilësoreViti i publikimit2022 Dokumente(t) Simplified tender dossier 5.2.5(.pdf, 247,17 KB) - 244 shkarkim(e) Legal-Entity-File (003)(.docx, 111,4 KB) - 393 shkarkim(e) TORS CBC Action plan 2 experts 5.2.5(.pdf, 203,28 KB) - 261 shkarkim(e) Financial-Offer 5.2.5(.doc, 80 KB) - 236 shkarkim(e)