Diona Kusari / e mërkurë, 15 qershor 2022 / Kategoria: Publikimet Sektori i Energjisë në Kosovë "Një përmbledhje e zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) për Kosovën" Qershor 2022 Duke qenë një vend i pasluftës me ekonomi të brishtë, Qeveria e Kosovës me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare synon zhvillimin e ekonomisë përmes investimeve direkte dhe/ose përmirësimit të klimës investuese. Si një ekonomi në tranzicion, sektori i energjisë ka nevojë për reforma serioze dhe thelbësore.Synimi i politikës për sektorin e energjisë ka qenë një furnizim i qëndrueshëm, i pastër dhe i sigurtë me energji që do të mbështesë ekonominë në zhvillim dhe do të rrisëmirëqenien sociale.Ky raport do të analizojë aktorët, legjislacionin në fuqi, dokumentet strategjike, pengesat aktuale dhe të identifikojë fushat për përmirësimin e Sektorit të Energjisë në Kosovë gjatë zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).Ky raport është prodhuar me mbështetjen financiare të Qeverisë Federale Gjermane, të siguruar përmes Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Energjia, Transporti dhe Mbrojtja e Klimës (ORF-ETC). ORF-ETC është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.Mbështetja për këtë botim është pjesë e aktiviteteve në komponentin që synon fuqizimin e parlamentarëve në Ballkanin Perëndimor për të promovuar axhendën e energjisë dhe transportit.Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe politikat zyrtare të Qeverisë Federale Gjermane, Bashkimit Evropian ose ato të GIZ. Print 6292 Rate this article: No rating ProgrametEnergjia dhe ambientiQeverisja cilësoreViti i publikimit2022 Dokumente(t) “Sektori i Energjisë në Kosovë”- Një përmbledhje e Zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) për Kosovën(.pdf, 2,31 MB) - 929 shkarkim(e) “Energy Sector in Kosovo”- An Overview of the Implementation of Green Agenda for the Western Balkans (GAWB) for Kosovo (.pdf, 2,26 MB) - 646 shkarkim(e)