Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) hap konkursin për pozitë pune. Ftojmë të interesuarit nga fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit të aplikojnë. 
 

Kualifikimet:

  • Të jetë i/e diplomuar në nivelin bachelor (në fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit);

  • Aftësi organizative, komunikimi dhe udhëheqjeje;

  • Aftësi të menaxhimit të kohës;

  • Përvojë paraprake në koordinim/menaxhim të projekteve;

  • Njohuri të nivelit të avancuar të gjuhës angleze (C1-C2).


Përgjegjësitë e pritura:
 

  • Përgjegjës në planifikimin e afateve dhe aktiviteteve të projektit;

  • Mbështetje administrative në dokumentacionin e projektit;

  • Të jetë pikë kontakti për komunikimin e projektit.

    Dërgoni një CV, një letër motivuese dhe një kontakt referues të punës së kaluar në emailin: shkolla.politike@gmail.com ose info@pips-ks.org.

Previous Article SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).
Next Article Seminari i Parë i Shkollës Politike (Gjenerata e 22të) - Përpjekjet e Kosovës për forcimin e Shtetit në Kohë Polikrize
Print
12397 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2024