Diona Kusari / e hënë, 20 mars 2023 / Kategoria: Aktivitetet Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars Shkolla e Politikës 2023 ka filluar me seminarin e parë për këtë gjeneratë!Dita jonë e parë përbëhej nga leksione frymëzuese nga studiues të njohur në fushat e tyre si Dr. Gëzim Krasniqi (Universiteti i Edinburgut), Profesor Oliver Richmond (Universiteti i Mançesterit) dhe Dr. Ermal Hasimja (Shkolla 'Ernest Koliqi' Tirane).Dita e dytë ishte po aq emocionuese, me një ligjëratë nga Prof. Enver Hasani (Universiteti i Prishtinës) mbi sistemet politike dhe sovranitetin.Vazhduam pasditen me një diskutim të gjallë të udhëhequr nga Dr. Ramadan Ilazi (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS), i cili na ndihmoi të zbërthejmë konceptin e shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit.Puna jonë në grupe ishte e mbushur me energji dhe ne ndjemë se po bënim shtjellim të thellë drejt kuptimit të kësaj teme komplekse. Në ditën e fundit, seminarin tonë të parë e përmbyllëm me një bisedë fantastike nga z. Shpend Ahmeti për shtetndërtimin në dritën e dialogut Kosovë-Serbi.Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova.Presim me padurim të ndajmë me ju së shpejti pjesët e tjera të programit! Previous Article SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21). Next Article DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS) Print 18494 Rate this article: No rating ProgrametShkolla PolitikeViti i publikimit2023