Diona Kusari / e mërkurë, 29 qershor 2022 / Kategoria: Aktivitetet Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).Konferenca u adresua edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani-Sadriu, e cila u shpreh se:"Agjenda e Gjelbër duhet të jetë zgjidhja jonë sot e secilën herë.Ky është veprimi më i mençur në aspektin ekonomik, gjeostrategjik, por mbi të gjitha, në aspektin e mirëqenies së qytetarëve tanë e avancimit të mirëqenies së gjithëmbarshme".Gjithashtu në fjalën hyrëse patëm kënaqësinë të kishim edhe znj. Annete Fath-Lihic nga zyra e PSBE-së në Kosovë.Në konferencë patëm kënaqësinë të kishim panelistët z. Arben Kllokoqi , znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Velika Stojkova-Serafimovska, z. Ferat Shala, znj. Hykmete Bajrami, z. Ivica Bocevski, z. Erjon Tase, z. Trim Tërnava, z. Anduel Çekrezi, znj. Biljana Gligoric, z. Florent Ibraimi dhe z. Burim Ejupi.Konferenca u moderua nga z. Lulzim Syla.Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër. Previous Article Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike) Next Article Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) Print 22683 Rate this article: No rating ProgrametEnergjia dhe ambientiQeverisja cilësoreViti i publikimit2022