Diona Kusari / e martë, 28 dhjetor 2021 / Kategoria: Aktivitetet THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE - GJENERATA E 20-TË Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e njëzetë (20).Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.Shkolla Politike e Prishtinës ofron forum për shkëmbim në mes të pjesëmarrësve në një gamë të gjerë çështjesh politike dhe zhvillimesh aktuale në Kosovë, rajon, Evropë dhe botë. Programi vjetor përbëhet nga 4 module (seminare), një seri ligjëratash (diskutimesh) si dhepjesëmarrjen në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.KUSH MUND TË APLIKOJË?Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret: Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit; Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor; Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme; Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare; Qytetarë të Republikës së Kosovës; Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.Kandidatët përzgjidhen nga kategoritë në vijim:- Subjektet politike të Republikës së Kosovës;- Përfaqësues të OJQ-ve, medias, Universitetit, Institucioneve publike dhe biznesit;- Shërbyes civil, duke përfshirë përfaqësues nga niveli qendror dhe ai lokal si dhe fusha e gjyqësorit;Përveç kritereve të mësipërme, procedura e përzgjedhjes së përcaktuar nga Shkolla do të favorizojë ata kandidatë të cilët demonstrojnë njohuri dhe gatishmëri për t'u angazhuar aktivisht në programin akademik dhe profesional, si dhe të shprehin qëndrimet e tyre lirshëm, duke i kontribuar debatit konstruktiv. Përzgjedhja finale do të sigurojë përfaqësim të barabartë gjinor dhe gjeografik.Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/Aplikimi duhet të përfshijë:1. Formularin e plotësuar tërësisht me të dhëna të sakta dhe foton tuaj;2. Curriculum Vitae (CV);3. Letër rekomandimi e dedikuar për këtë Program, nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi ose institucioni të cilin e përfaqësoni;4. Dëshmia e diplomës.AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR 2022.Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e lartëpërmendura do të kontaktohen deri në fillim të muajit shkurt. Kandidatët që kalojnë fazën e parë ftohen për intervistë në zyrat e PIPS-it.Për vijimin e programit njëvjeçar kandidatët e suksesshëm parashihet të paguajnë shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro. Previous Article Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta" Next Article Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të Print 25882 Rate this article: No rating ProgrametShkolla PolitikeViti i publikimit2020