Diona Kusari / e mërkurë, 8 dhjetor 2021 / Kategoria: Aktivitetet Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm? PIPS ka mbajtur diskutimin në kuadër të Resilient Community Program (konzorcium me Advocacy Training and Resource Center - ATRC, PEN - Peer Educators Network dhe BIRN) mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe USAID.Në panel morrën pjesë Znj. Ganimete Gërbovci nga Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Adelina Ahmeti nga BIRN Kosovo, dhe Z. Skënder Përteshi nga Kosovar Center for Security Studies - KCSS.Ky diskutim adresoi në thelb kombinimin e masave të ndryshme të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, duke mos lënë anash pikëpamjet nga ana e medieve dhe shoqërisë civile.Diskutimi tregoi se adresimi i këtij fenomeni nga institucionet e Kosovës është duke rezultuar me sukses. Institucionet e Kosovës ofrojnë mbështetje sociale për këtë grup.Në anën tjetër, ndjehet nevoja e trajtimit të barabartë të personave në procesin e riintegrimit, rrjedhimisht profesorët në shkolla dhe punëtorët social duhet të trajnohen për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.Programet e riintegrimit në Kosovë perpiqen të kenë ndikim transgjenerativ për të evituar përcjelljen e radikalizmit nëpër gjenerata.Mund të thuhet se Kosova është shembull në rajon për punën që e ka bërë për riintegrimin e personave të radikalizuar. Previous Article PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës Next Article Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta" Print 24859 Rate this article: No rating ProgrametQeverisja cilësoreViti i publikimit2020