Diona Kusari / e enjte, 21 tetor 2021 / Kategoria: Aktivitetet Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka filluar programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër të Programit ROMACTED II.Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.Ky program do të përqëndrohet në ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve rom, ashkali dhe egjiptian për të përfaqësuar nevojat e komuniteteve të tyre në shoqëri dhe institucione, si dhe të artikulojë qëndrime që mund të mundësojnë pjesëmarrjen në politikë dhe të çojnë përpara ndryshimin e politikave. Ndër synimet kryesore janë:• Përmirësimi i kapaciteteve të të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë për të kuptuar më mirë dhe për të marrë pjesë në proceset politike;• Rritja e ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian nga komuna të ndryshme;• Fuqizimi i rolit të sektorit të shoqërisë civile si forcë transformuese në Kosovë, në lidhje me integrimin e plotë të komuniteteve joshumicë;• Një rrjet alumni të krijuar prej 30-40 të rinjsh nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian i cili gjithashtu mund të shfrytëzohet dhe ushqehet në të ardhmen me aktivitete të tjera. Previous Article Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re" Next Article Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë" Print 22781 Rate this article: No rating ProgrametShkolla PolitikeViti i publikimit2020