Diona Kusari / e mërkurë, 14 korrik 2021 / Kategoria: Aktivitetet Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë Më 14 Korrik PIPS mbajti diskutimin për ecurinë e reformës së administratës publike në Kosovë.Diskutimi mblodhi hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues qeveritarë e shërbyes civilë për të folur për ngecjet dhe koordinimin e duhur për progresin e kësaj reforme të nevojshme.Gjatë diskutimit u prezantua raporti përmbledhës për reformën e administratës publike, i punuar nga PIPS.Kontribut në panel dhanë Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Z. Valon Gashi nga Zyra për Kritere Politike e Zyrës së Kryeministrit dhe Z. Demush Shasha nga Instituti EPIK.Pikat kryesore nga diskutimi ishin:- Mungesa e vizionit dhe vullnetit politik si dhe jostabiliteti politik kanë ndikuar në stagnimin e reformës;- Digjitalizimit të administratës publike duhet t'i vihet theks të veçantë si pjesë e reformës dhe për arsye të përfitimeve të cilat do të pasonin;- Për krijimin e hovit për reformën duhet edhe të forcohet koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror;- Reforma nuk duhet të shihet vetëm si kusht nga BE-ja por edhe si mundësi për përafrimin me BE-në.Kjo ngjarje është pjesë e projektit "Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies për reforma", zbatuar në bashkëpunim me Lëvizja FOL, me mbështetjen e Ambasadës të Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Previous Article Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021 Next Article Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike" Print 25095 Rate this article: No rating ProgrametIntegrimi evropianQeverisja cilësoreViti i publikimit2020