Seminari i Dytë i Shkollës Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.

Seminari rezultoi të krijonte një hapësirë të frytshme për shkëmbimin kritik të ideve, argumenteve dhe eksperiencave.

Gjatë këtij seminari ligjëruan Neritan Sejamini, Edison Jakurti, Alban Zogaj dhe Artan Mustafa.
Previous Article Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë
Next Article Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë
Print
25027 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020