Seminari i dytë nacional me Shkollën Politike 2017
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i dytë nacional me Shkollën Politike 2017

Më 21-23 Prill 2017 u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike me temën "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e Politikave Publike. Dita e parë u mbulua nga Dastid Pallaska. Z. Pallaska mbuloi rolin e sundimit të ligjit në shtet-ndërtim. Dita e dytë e seminarit vazhdoi me temën "Gjetja e rrugës së duhur: Modeli Zhvillimor i mirëqenies nga konteksti i Kosovës", temë kjo e mbuluar nga Visar Ymeri. Më tej Agon Maliqi, ekspert i politikave zhvillimore, trajtoi me grupin "Ekonominë e tregut të bazuar në dije: Edukimin e orientuar nga tregu dhe mobilitetin për zhvillim në Kosovë". Dita e dytë u përmbyll me ligjeratën e Alban Zogaj, ligjërues në Riinvest, mbi modelin zhvillimor të tregut në kontekstin e Kosoves. Dita e tretë u mbulua nga Neritan Sejamini, ligjërues në Universitetin e Tiranës dhe ekspert i politikave publike. Profesor Sejamini me grupin trajtoi politikat publike tek një qeverisje nxitëse e zhvillimit.

Previous Article Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë"
Next Article Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"
Print
28553 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2017