Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Më 14 mars 2018, e mërkure, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu prezantoi në takimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës projektin e GIZ ORF-EE "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve të Evropës Juglindore për eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike. Gjatë prezantimit të saj znj. Kryeziu tregoi për aktivitetet e ardhshme, dhe bashkëpunimin me deputetët në adresimin e cështjeve të klimës dhe eficiencës së energjisë. Kryetarja e këtij komisioni, znj. Sala Berisha-Shala foli në emër të anëtarëve të komisionit dhe shprehi dëshirën dhe gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim. Znj. Berisha-Shala e vlerësoi lartë këtë iniciativë, duke konsideruar se Komisioni ka nevojë për këtë bashkëpunim, dhe se e mirëpret mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve të deputetëve dhe rekomandimet për politikat mbi eficiencën e energjisë; që do të i shërbejnë Komisionit të monitorojë dhe adresojë cështjet që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Previous Article Seminari i parë i Shkollës Politike 2018 “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”
Next Article PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit
Print
26834 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2018