Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"

Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.  Në ditën e parë të seminarit ligjëroi Dastid Pallaska (Avokat) mbi rolin e sundimit të ligjit në shtet-ndërtim dhe reformat institucionale në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Në ditën e dytë ligjëruan Visar Ymeri (Grupi i Deputetëve të Pavarur), mbi rëndësinë dhe rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik dhe përgjigjet e së majtës sa i përket reformave të duhura ekonomike për Kosovën; Alban Zogaj (Ekonomist kryesor në MCC), mbi politikat e djathta për Kosovën dhe të ardhmen e ekonomisë kosovare në tregun global; dhe Neritan Sejamini (Ligjërues në Universiteti i Tiranës), sa i përket rolit të ideologjisë në formimin e politikave publike. Në ditën e fundit të seminarit ligjëruan Artan Mustafa (Ligjërues dhe Ekspert i Politikave Sociale), mbi politikën sociale të Kosovës nga këndvështrimi i transformimeve post-socialiste; dhe Agon Maliqi (Ekspert i Politikave Zhvillimore), mbi rolin e sistemit të arsimit në mirëqënien e qytetarëve dhe ndërlidhjen e tij me zhvillimin ekonomik të shoqërisë.

Previous Article PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit
Next Article Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"
Print
26589 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2018