Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018

Në datat 22-24 Qershor, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare". Në këtë seminar kontribuan: Robert Muharremi (Ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në RIT), Blerim Reka (Ligjërues i Integrimeve Evropiane në Universitetin Juglindor të Tetovës), Ardian Hackaj (Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Tiranë), Burim Ramadani (Zëvëndësministër i MFSK) dhe Florian Qehaja (Drejtor i QKSS). Përmes përvojës së tyre si politikanë, diplomatë dhe ekspertë të politikës së jashtme dhe sigurisë, ligjëruesit ofruan ligjërata cilësore dhe interesante për pjesëmarrësit e Shkollës Politike. Në fokus të këtij seminari ishin: teoritë kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare, procesi i shtetndërtimit të Kosovës dhe Politika e Jashtme e Kosovës, Ballkani Perëndimor në raport me integrimin në BE dhe procesin e Berlinit, prezenca e NATO në Ballkan parë nga këndi i sfidave aktuale të sigurisë rajonale.

Previous Article Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë
Next Article Diskutimi Tematik: "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE"
Print
26482 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2018