Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”.

Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Anketa është organizuar me një mostër prej 1200 respondentëve (800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 minoritete tjera), në 38 komunat e Kosovës. Pyetjet janë fokusuar në perceptimet e qytetarëve kosovarë mbi politikën ndërkombëtare, pozitën ndërkombëtare të Kosovës, politikën e jashtme të Kosovës dhe partitë politike.

Nga rezultatet shihet se Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është dukshëm liderja më e preferuar e kosovarëve, me 53%, duke e lënë prapa Presidentin Amerikan Donald Trump me 17% dhe Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan me 15%.

Tutje, 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21% dhe OKB me 12%.

Sa i përket popullaritetit të BE-së në këtë moment, 54% e kosovarëve vlerësojnë se BE është organizatë mike sot, bazuar në qasjen dhe politikat e saj karshi Kosovës. Ndërkaq, rreth 52% e qytetarëve mendojnë se Kosova është dëmtuar ndërkombëtarisht nga fushata e tërheqjes së njohjeve të sponsorizuar nga Serbia.

Vlerësimi pozitiv për politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës është i ulët. Të pyetur se sa jeni të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës vetëm 3.8% e respondetëve kanë zgjedhur përgjigjen maksimale "shumë të kënaqur".

Previous Article Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland
Next Article Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019
Print
26984 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2019