Tetor 2024
Me qëllim rritjen e transparencës dhe fuqizimin e zyrtarëve lokalë në përputhje me Reformën e Administratës Publike, përmes anketës së fundit kemi identifikuar sfidat që qytetarët hasin në përdorimin e uebsajtit të komunës së Suharekës. Anketa gjithashtu reflekton nivelin e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet online dhe mënyrat se si do të preferonin të informoheshin për këto shërbime.
Meqenësë projekti synon të rrisë transparencën dhe të fuqizojë zyrtarët në përputhje me Reformën e Administratës Publike duke krijuar një manual për përdorimin e uebsajtit që adreson nevojat e qytetarëve dhe përmirëson qasjen në shërbime, përmes pyetësorit të realizuar, ne kemi arritur të identfikojmë problemet e qytetarëve në përdorimin e website-it të komunës.
Prodhuar në kuadër të projektit “WeBER 3.0” për Reformën e Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor. WeBER zbatohet nga Think of Europe Network – TEN dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike – KDZ. PIPS është një nga përfituesit e WeBER 3.0 brenda Local PAR Citizen Engagement Small Grant Facility 2024/2025. WeBER 3.0 financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit - ADA. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë megjithatë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian, ADA, TEN ose KDZ. As Bashkimi Evropian, ADA, TEN dhe KDZ nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.
Programs | - European Integration
- Quality Governance
|
Publication Year | |