Përfundon me sukses seminari i IV-të dhe i fundit i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Këto 3 ditë u karakterizuan përplot dinamikë, energji dhe diskutime interaktive.
Gjatë datave 16-18 shtator, PIPS mbajti seminarin e IV-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Partite Politike dhe Komunikimi Politik" në të cilën pati ligjërata, diskutime të frytshme dhe debate.
Patëm kënaqësinë të kemi ligjërues nga fusha të ndryshme si: z. Adri Nurellari (Partitë politike si njësi të ndryshimit të politikave dhe agjent të demokratizimit - Komunikimi i tyre gjatë fushatave), z. Dren Gërguri (Komunikimi politik në epokën e medieve sociale dhe përdorimi i tyre nga partitë politike në Kosovë 🇽🇰), z. Neritan Sejamini (Komunikimi politik dhe fushatat elektorale si mjete të influencës), z. Adem Beha (Demokracia e brendshme, llogaridhënia dhe transparenca e partive politike në Kosovë), znj. Shqipe Mjekiqi (Roli, sfidat dhe gjithpërfshirja e grave në politikën kosovare) si dhe znj. Grida Duma (Gara politike dhe përfaqësimi i grave në politikën shqiptare 🇦🇱).
Seminari solli tema të ndryshme mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë pati komunikimi politik, pjesëmarrja dhe gjithpërfshirja e grave në politikë dhe partitë politike.
Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Programs | - School for Political Studies
|
Publication Year | |