Mars 2021
Në kuadër të projektit "Rritja e transparencës dhe llogaridhënies për reforma" të zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL është publikuar monitorimi i Planit Vjetor të Punës së qeverisë Hoti.
Janë monitoruar 15 Ministri dhe Zyra e Kryeministrit, realizimi i planit nga të cilat tregon se ka pasur nivel të ulët të realizimit të planit të cilin e kishin paraparë ta përfundonin për periudhën e parë nëntë mujore.
Nga ky monitorim del se 154 aktivitete të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020, vetëm 71 aktivitete janë realizuar apo 46%, ndërkaq 83 aktivitete apo 54% kanë mbetur të parealizuara në afatin e përcaktuar.