Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg

DSC_1546

Date: 08.11.2017

Shkolla Politike e Prishtinës është duke marrë pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili do të zgjatë deri me 10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata  e Këshillit të Evropës. Tema e këtij viti ka të bëjë me populizmin, si dhe rolin e medias në rritjen e tij vitet e fundit, nëpër vendet Evropiane.

Për pjesëmarrësit, ky event me një audiencë të gjerë ofron diskutime interesante me folës nga të githa vendet e botës dhe përpos kësaj paraqet një mundësi për të krijuar rrjet dhe kontakte të reja.

Gjithashtu, në këtë event pjesëmarrësit e Shkollës Politike të Prishtinës do të certifikohen nga Këshilli i Evropës, së bashku me pjesëmarrësit nga 21 vendet e tjera.

Informacione më të shumta mbi eventin mund të gjenden tek: www.coe.int/en/web/world-forum-democracy. Ndërsa fotografitë e Shkollës Politike të Prishtinës në FBD mund të gjendet tek faqja jonë në Facebook: Instituti i Prishtinës për Studime Politike.