U mbajt seminari i parë i Shkollës Politike

grupi sh.p.

Date: 06.03.2017

Shkolla Politike organizoi Seminarin e parë me temën Shteti dhe Shtetësia: Qasja Normative dhe e Bazuar në Vlera  në Politikë. Seminari trajtoi tema si: Procesi i shtet-ndërtimit dhe paqe-ndërtimit në Kosovë; Rëndësia e vlerave dhe normave socio-politike për dizajnimin e shtetit, konceptimin dhe organizimin; Shteti si funksion: nga qeveria në qeverisje; Legjitimimi i shtetit si vlerë: pjesëmarrja politike, përfaqësimi dhe qeverisja demokratike; Shteti si pikë referuese e pjesëmarrjes politike dhe aktivizmit: përfshirja dhe përjashtimi politik; dhe, Politika e jashtme dhe diplomacia e Kosovës. Përgjatë tri ditëve të seminarit vijuesit e Shkollës patën mundësin të ndjekin ligjërata dhe të debatonin me ligjërues të dalluar si: Oliver Richmond- Profesor në Universitetin e Mançesterit-, Ibrahim Berisha, Ermal Hasimja, Arbër Zaimi, Valon Kurhasani, Agim Nesho – ish-ambasador i Shqipërisë në OKB-, dhe Adem Beha.