Vizitat në komunat që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për grante

web

Date: 16.12.2016

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS ka përfunduar raundin e vizitave në komunat të cilat kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për grante, ku qëllimi kryesor i kësaj përkrahje financiare është që të forcohen Zyrat e Informimit në komuna dhe të përmirësohet komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë komunale. Këto grante janë në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Qeverisë Lokale dhe Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve”, si pjesë e programit “Avancojmë Kosovën së Bashku-Zgjidhjet Vendore”, implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit – CDF, dhe financuar nga USAID.