banner

TË AVANCOJMË KOSOVËN SË BASHKU

Date: 24.07.2016

Projekti ‘’Fuqizimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve’’

Instituti i Prishtinës për Studime Politike është duke e implementuar projektin ‘’Fuqizimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve’’, në kuadër të programit “Avancojmë Kosovën së Bashku-Zgjidhjet Vendore”, implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), dhe financuar nga USAID. Ky projekt synon të rrisë kualitetin e qeverisjes në 16 komuna të Kosovës përmes ngritjes së kapaciteteve tek shërbyesit civil, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale duke e rritur pjesëmarrjen e tyre në iniciativa të përbashkëta për të mirën e përbashkët.

Projekti përfshin dy komponenta kryesore, që janë zhvillimi i kapaciteteve dhe iniciativat e përbashkëta.

 Projekti ka për qëllim të kontribuoj në krijimin e një qasje të bazuar në nevojën për fuqizimin e aftësive të stafit civil në fusha të ndryshme të punës së tyre, dhe

 Komponenti i dytë i projektit është që ti afroj qytetarët me qeverinë përmes propozimit të iniciativave të përbashkëta të cilat kërkojnë implementim të përbashkët të qytetarëve dhe autoriteteve të komunës.

Qëllimi kryesor:
Përmirësimi i kualitetit të qeverisjes në 16 komuna përmes ngritjes së kapaciteteve te punonjësve civil si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve lokale duke e rritur pjesëmarrjen në iniciativa të përbashkëta për të mirën e përbashkët.

Objektivat:
 Ndërtimi i kapaciteteve dhe aftësive për stafin civil në shërbim të përmirësimit të kualitetit të qeverisjes lokale dhe integrimit të qytetarëve në vendimmarrje përmes organizatave të shoqërisë civile (OJQ-ve),
 Fuqizimi i bashkëpunimit të autoriteteve lokale me qytetarët dhe OJQ-të për përmirësimin e llogaridhënies dhe një mjedisi jetësor për të gjithë.

Pjesëmarrësit:
Projekti do të përfshijë 16 komuna (Klinë, Pejë, Istog, Vushtrri, Obiliq, Artanë, Ranillug, Partesh, Gjilan, Shtërpcë, Kllokot, Graçanicë, Mitrovice e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok), dhe në shënjestër ka shërbyesit civil nga departamente dhe nivele të ndryshme të pushtetit, bazuar në temat e trajnimeve.