banner

Ekipi

Date: 23.07.2016

IMG_8733

Leonora Kryeziu është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike. Ka mbaruar studimet në linguistikë dhe ato Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Që nga viti 1995 ka qenë e angazhuar në procesin e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës, fillimisht ne Fakultetin e shkencave natyrore dhe ne fakultetin filologjike, departmentin e Gjuhes dhe Letersise Angleze dhe qe nga viti 2003 në Departamentin e Shkencave Politike. Për gati një dekadë, Kryeziu është anëtare aktive e shoqërisë civile duke u angazhuar në organizata të ndryshme si anëtare Bordi, bashkëpunëtore dhe ligjëruese. Që nga viti 1999, ajo ka punuar për USAID, Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Qendrën Evropiane për Cështje të Minoriteteve (ECMI) nga ku ajo se bashku me nje grup te aktiviesreve tjere te shoqerise civile inicioi dhe udhëhoqi projektin e Shkollës Politike. Që nga viti 2003, ajo është Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS-it dhe anëtare e Asosicaionit Evropian të Shkollave për Studime Politike të Këshillit të Evropës.

 

IMG_8729Alisa Hasani ka përfunduar studimet e nivelit Master pranë Universitetit te Shtetit te Iowa-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fushat e  studimit te saj përfshijnë Politikat Publike dhe Politikat krahasuese. Interesi i saj janë hulutimet dhe analizat statistikore.  Alisa iu bashkangjit ekipit te PIPS me 2012; më  pas ajo ka punuar si Asistente PasUniversitare prane Universitetit te Shtetit te Iowa, ku ka realizuar hulumtime te shumta rreth politikave te Veteraneve. Që nga Qershori 2016,  ajo punon si Kordinatore e Projektit për MSA-ne, ne Institutin e Prishtinës për Studime Politike. Ndër sërë aktivitetesh jashtë-shkollore, ajo ka marrë pjesë edhe në Harvard Model United Nations, ne Harvard, Massachusetts.

 

 

 

Arjeta Hasani është menaxhere financiare dhe administrative në Institutin e Prishtinës për Studime Politike. I është bashkuar PIPS-it në vitin 2006 dhe pos përgjegjësive të saj, Hasani është e angazhuar me të tjera aktivitete si koordinatore projektesh dhe e personelit. Ka mbaruar studimet Bachelor për gazetari në Kolegjin Faik Konica në Prishtinë dhe trajnime profesionale për financa dhe menaxhim. Më herët, Hasani ka punuar për disa gazeta dhe radio lokale.

IMG_8649Endrit BYTYQI punon si Projekt Koordinator në Institutin e Prishtinës për Studime Politike që nga Shtatori i vitit 2015. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës. Me parë, Endriti ka qenë kryer një Internship në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, si dhe pjesë e grupit jo-formal “Ngrite Zërin’’, të financuar nga Instituti Kombëtarë Demokratik, që është dalë nga programi multi-etnik i transformimit të konfliktit. Ai ka qenë pjesë e shumë konferencave ndërkombëtare si ‘’The Third Hague Peace Conference 2015” e organizua nga Universiteti i Hagës, Modeli i Bashkimit Evropian në Vjenë, si dhe pjesë e vizitës studimore në Bruksel ‘’Brussels Opens Doors 2015”.

 

 

 

 

Butrint Berisha punon si Koordinator Projekti në PIPS, prej Majit 2014. Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë I përfshirë në një numër aktivitetesh të edukimit joformal, më të njohurat e të cilave: Brussels Open Doors, në Belgjikë, 2015 dhe Balkan Model United Nations, në Shqipëri, 2014.

Artan Çollaku është Alumni dhe bashkëpunëtor i jashtëm i PIPS-it i angazhuar kryesisht në përgatitjen e projekteve dhe hulumtime. Ka mbaruar studimet Master për Studime Evropiane në Universitetin e Leuvenit, në Belgjikë ndërsa ato Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Collaku ka përvojë të gjatë të punës kryesisht në fushën e integrimit evropian dhe politika publike.