Mbahet tryeza me temën “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e huaja direkte”

11 korrik
Mbahet tryeza me temën “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e huaja direkte”

Me datën 11 korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizuan tryezën e parë tematike “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e huaja direkte”. Panelistët e tryezës përpos Drejtoreshës Ekzekutive të PIPS, Leonora KRYEZIU e cila gjithashtu udhëhoqi debatin, ishin: Shkëlqesia e saj Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë; znj. Gerrie WILLEMS; znj. Hykmete BAJRAMI, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë; z. Kapllan HALIMI, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe z. Bernard NIKAJ, Ambasador i emëruar në Bruksel dhe Ish-Ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Në tryezë u diskutua se MSA është një arritje për Kosovën dhe paraqet një bazë të mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës duke stimuluar prodhimin dhe sjelljen e investitorëve të huaj. U përmend se sundimi i ligjit dhe korrupcioni janë hallka kyçe që pengojnë rezultatet e MSA-së dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë. Mbi të gjitha, u konkludua se MSA-ja paraqet një kornizë ligjore e cila mund të shtyejë reforma shumë të nevojitura për ekonominë e Kosovës, në të njëjtën kohë duke ofruar qasje në një treg prej 500 milionësh për bizneset kosovare, mirëpo është në dorë të vullnetit, vizionit dhe punës së institucioneve kosovare që të nxjerrin më të mirën prej kësaj marrëveshjeje. Kjo tryezë u pasua me aktivitete të tjera në kuadër të projektit “Promovimi Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Nisja e Debatit Publik për të Ardhmen Evropiane të Kosovës“, që përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë dhe zbatohet nga PIPS dhe GLPS.

Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2016
  • 11 korrik
  • Numri i shikimeve: 6971
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (9564)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (9417)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (9143)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (8844)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS