U mbajt Seminari i fundit i Shkollës Politike “Partitë Politike dhe Komunikimi Politik”

Untitled

Date: 02.10.2017

Në datat 23-24 Shtator, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e V-të, me temën “Partitë Politike dhe Komunikimi Politik”.

Seminari u përbë nga gjashtë ligjërata partitë politike dhe komunikimin politik. Sa i përket të parës ligjëratat ishin të fokusuara në diskutime të partive si njësi të lidershipit dhe si agjentë të demokratizimit; si agjentë për ndryshimin e politikave; gjithashtu u diskutua mbi demokracinë e brendshme, llogaridhënien dhe transparencën e partive në Kosovë. Në komponentën e komunikimit politik u diskutuan fushatat zgjedhore si mjet për ndikim si dhe roli që kanë mediat në formësimin e opinionit publik.

Ligjëruesit e seminarit ishin: Alex Chavarria (Drejtor Rezident i NDI në Kosovë), Ilir Kalemaj (Universiteti i New York në Tiranë), Blendi Ceka (Universiteti i Tiranës), Adem Beha (Universiteti i Prishtinës), Neritan Sejamini (Universiteti i Tiranës) dhe Mark Marku (Universiteti i Tiranës).

Albumi me fotografitë e seminarit mund të gjendet në faqen tonë në Facebook: Instituti i Prishtinës për Studime Politike.