Seminar per MSA me Shkollen Politike

18739031_738550199648178_8345039340214306815_o

Date: 28.05.2017

Instituti i Prishtines per Studime politike mbajti seminarin me Shkollen Politike ne temen “BE-Kosove Marreveshja Stabilizim Asociim, kontrate jone per te ardhmen.” Ky modul tentoi ta adresoje Marreveshjen Stabilizim Asociim ne disa pika: (1) Rruga e Kosoves drejt integrimeve evropiane; cka do te thote kjo marreveshje per Kosoven si marreveshje e pare kontraktuale ne mes te Kosoves dhe BE-se; (2) Procesi, struktura, formati institucional, obligimet dhe perfitimet; (3) Reformat kyce; (4) Dialogu politik; (5) Perfitiemt ekonomike.

Diten e pare te ketij seminar, PIPS kishte nderin ta kishte si panelist – ish zevendes-ministrin per integrime evropiane, z Ramadan Ilazin. Z. Ilazi foli per procesin e zgjerimit te BE-se dhe se ku Kosova gjendet ne kete proces. Dita e pare vazhdoi me nje prezentim te shkurte nga Alisa Hasani, koordinatore e projektit ne PIPS. Znj Hasani foli per te gjeturat e hulumtimit te PIPS mbi njohurite dhe perceptimet e qytetareve mbi MSA.

Dita e dyte e ketij seminari filloi me ligjeraten e Dren Dolit, GLPS, mbi strukturen, obligimet dhe perfitimet qe derivojne nga MSA. Me pas Artan Collaku, drejtor ne Departamentin per Koordinim te MSA, ne kuader te Ministrise per Integrime Evropiane, foli per kornizen politike te implementimit te MSA-se. Me pas, Adri Nurellari, adresoi reformat kyce qe duhet te ndermirren ne kuader te MSA.

Dita e dyte vazhdoi me nje videokonference me Gezim Visoken, ligjerues ne Dublin City University. Z Visoka adresoi dialogun politik ne kontekst te MSA-se.

Seminari mbaroi me 28 Maj, me nje ligjerate nga Bernard Nikaj, ambasador i Kosoves ne Bruksel. Z Nikaj foli per perfitimet ekonomike qe MSA i sjell Kosoves.