banner

DIALOGU PUBLIK PËR EFICENCË TË ENERGJISË

Date: 24.07.2016

Ideja e inicimit të dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë në Evropën Jug-Lindore është iniciativ e anëtarëve të Rrjetit të Shkollave për Studime Politike në këto vende nën mbikëqyrjen e Këshillit të Evropës, dhe mbështetjen e GIZ-ORF-EE dhe Fondit Ndërkombëtar të Višegrad
Iniciativa është ndërmarrë nga Belgrade Fund for Political Excellence (Serbi), Shkolla për Lidership Demokratik (Mal i Zi) dhe Akademia për Zhvillim Demokratik në bashkëpunim me OJQ DOOR (Kroaci). Njëri prej partnerëve strategjik është edhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS.

Qëllimi i përbashkët i Iniciativës është mbështetja për rritjen e eficiencës së energjisë në 20% deri në vitin 2020 nëpërmjet promovimit të zhvillimit dhe implementimit të suksesshëm të politikave të caktuara. Eficienca e energjisë është prioriet i Bashkimit Evropian që angazhohet dhe përfaqëson rrugën më të shpejt të arritjes së qëllimeve strategjike të zvogëlimit të ndryshimeve klimatike dhe ofrimin e një energjie të sigurt në të mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Kursimi energjisë është i një rëndësie të vecantë për qytetarët, pasi është direkt i lidhur me rritjen e mirëqenies dhe kualitetit të jetës. Prandaj, ideatorët e Iniciativës synojnë ta tërheqin vëmendjen më të madhe për rëndësine e eficiencës së energjisë në rajonin e Evropës Jug Lindore.
Përderisa shtetet e rajonit të Evropës Jug Lindore kanë arritur relativisht një përparim të mirë në adaptimin e politikave dhe standardeve ligjore e normave të BE-së në legjislacionet e tyre kombëtare, progresi është shumë më i ngadalshëm në zbatimin e atyre politikave. Kjo është njëra nga arsyet pse Iniciativa synon të krijoj një platform të promovimit të dialogut publik, ndërtimit të kapaciteteve për implementimin e politikave publike, me theks të vecantë në fushën e eficiencës së energjisë.

Mbështetja dhe promovimi i plaftormës së dialogut publik është ekstrimisht i rëndësishëm për të gjithë komunitetin, pasi promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të energjisë nuk është vetëm një cështje teknike. Arritja e qëllimit në përmirësimin e eficiencës së energjisë në masën 20% deri në vitin 2020 kërkon ngritje të vetëdijes dhe gatishmëri për tu përball e ë gjithë aktorëve në shoqëri dhe shtet. Veprime të përbashkëta dhe të rëndësihme në fushën e eficiencës së energjisë mund të arrihen vetëm nëpërmjet një vullneti të fort politik, rritjen e vetëdijes për temën dhe informimit sa më të madh nga të gjitha palët në shoqëri.

Të vetëdijshëm nga fakti se ngritja e vetëdijes është e nevojshmë për të kuptuar specifikat matëse dhe që kërkojnë kapacitete teknike dhe profesionale, si dhe aplikimin e tyre, ideatorët e Iniciativës dhe partnerëve u mbetet të zhvillojnë aktivitete të ndryshme në mjedisin e shteteve të tyre, aktivitete edukuese nëpërmjet organizatave profesionale dhe seminareve motivuese për të mbledhur përfaqësues të grupeve të ndryshme të targetuara që promovojnë shkëmbim mendimesh e përvojash, dhe vendosjen e dialogut njëkohësisht.

Nëpërmjet inicimit dhe themelimit të këtij dialogu, syunohet të krijohet një rrjet pjesëmarrësish të involvuar në procesin e krjimit dhe vendim-marrjes, definimit të zgjidhjeve ligjore dhe shqetësimive për implementimin efikas me sa më pak kosto dhe në mënyrë të qëndrueshme, që tu bëj të mundur sa më shumë sigurimin e energjisë në të ardhmen për të gjitha vendet e Evropës Jug Lindore.