banner

Forumi Boteror Per Demokraci

Date: 24.07.2016

Forumi Botëror për Demokraci (Ish Universiteti Veror për Demokraci) është njëri prej aktiviteteve më të rëndësishme të Shkollave për Studime Politike që bën bashkë për cdo vit në Strasburg qindra lider të rinj nga sektori publik të debatojnë, shkëmbejnë pikëpamjet dhe kërkojnë përgjigjet për sfidat e kohës tonë. Organizuar nga Këshilli i Evropës, në vitin 2006, me qëllim të forcimit të profilit të programit dhe promovimit të Rrjetit të Shkollave ndërmjet pjesëmarrësve të të gjitha Shkollave, Forumi Botëror për Demokraci është shkrirë në një aktivtet të madh të përbashkët.

Shkolla Politike e Prishtinës ka qenë e përfaqësuar në këtë aktivitet me rreth 200 pjesëmarrës të cilët kanë pasur rastin të ndjekin shtatë edicione të këtij aktiviteti duke pasur mundësi të diskutojnë për demokracinë, pushtetin, kohezionin social, përfshirjen sociale, elitat politike, Evropën e re, Pranverën arabe dhe me radhë. Debatat janë zhvilluar në konteskt të mundësisë për një balancë ndërmjet zhvillimit ekonomik të shteteve dhe rrethanave globae dhe ruajtjen e mirëqenies së shtetit.

Për dallim nga vitet e tjera, vitin e shkaur, 1000 pjesëmarrës nga Shkollat Politike dhe mysafirë morrën pjesë në formatin e ri në Strasburg – Forumi Botëror për Demokraci ku kanë pasur mundësi të diskutojnë për shumë tema me mbi 200 ekspertë nga gjithë bota. Qëllimi i Forumit të parë ishte të bëjë të mundur diskutimet dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet politikanëve, liderëve botëror dhe anëtarëve të shoqërisë civile për të identifikuar përgjigjet e mundshme ndaj sfidave në rritje të shoqërive të sotme.