banner

Programi Akademik

Date: 24.07.2016

Për çdo vit, një gjeneratë e re prej 30 të përzgjedhurish ndjekin programin akademik të Shkollës Politike. Gjeneratat e Shkollës Politike fillojnë sesionin vjetor në janar dhe përfundojnë në dhjetor të çdo viti kalendarik. Ky program është një kombinim i vijimit të katër moduleve 3-ditore gjatë tërë vitit, ligjëratave në Prishtinë dhe detyrave që kanë si obligim ti punojnë individualisht ose në grupe. Në formë analizash publike ato më pas prezantohen dhe diskutohen publikisht. Katermbedhjete (14) gjenerata të Shkollës Politike që kanë vijuar këtë program e shndërrojnë iniciativën në njërën prej iniciativave më të qëndrueshme të shoqërisë civile në Kosovë duke u përmirësuar vazhdimisht por asnjëherë të ndryshimit të misionit dhe kursit për të edukuar politikisht liderët politik kosovar, publik, të komunitetit apo biznesit. Pjesëmarrësit në fund të programit njëvjeçar pajisen me dy certifikata. Njërën për pjesëmarrje në Forumin Boteror per Demokraci dhe tjetrën për kompletimin e programit të Shkollës Politike.

Ndërmjet organizimit të Moduleve kombëtare që mbahen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Shkolla Politike, poashtu me gjeneratat aktuale organizon ligjërata dy orëshe “PIPS forum” në Prishtinë të formatit të mbyllur, pa praninë e mediave dhe në mirëbesim të të ftuarit dhe audiencës. Të ftuarit kryesisht politikan, akademik e gazetarë, aktivist të shoqwrisë civile nga vendi dhe bota flasn për politikën ditore si një plotësim i temave me karakter akademik që kryesisht diskutohen në Modulet kombëtare (Shiko rubriken: Ligjeruesit).