banner

ANËTARËT E BORDIT

Date: 23.07.2016

LEONORA KRYEZIU

IMG_8733

LEONORA KRYEZIU është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike. Ajo ka mbaruar studimet e linguistikës dhe studimet e Gjuhës dhe Literaturës Angleze në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka punuar prej vitit 1995, fillimisht si profesore asistente në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Fakultetin Filologjik, dhe prej vitit 2003 ajo ka qenë profesore në Fakultetin Filozofik, në Departamentin e Shkencave Politike. Ajo është anëtare aktive e shoqërisë civile për më shumë se një dekadë, në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si anëtare e bordit, e ftuar si folëse, fasilitatore dhe të tjera. Prej 1999 ajo ka punuar për USAID, International Crisis Group (ICG), European Center for Minority Issues (ECMI), prej nga ajo filloi Shkollën Politike së bashku me një grup të aktivistëve të shoqërisë civile. Prej 2003, ajo është drejtoreshë ekzekutive e PIPS dhe anëtare e bordit e Asociacionit Evropian të Shkollave Politike të Këshillit të Evropës, të vendosur në Strazburg.

LULZIM SYLA

12243315_10153804037791458_7670181741223236695_n

LULZIM SYLA, është kryetar i Bordit të PIPS. punon në kompaninë Ellen si partner menaxhues, ku respektivisht merret me zhvillimin strategjik të kompanisë. Ellen është një kompani e specializuar në fushën e elektro-energjisë. Krahas angazhimeve të tij në Ellen, z. Syla është këshilltar tek një numër kompanish private në Kosovë. Ai ka përfunduar studimet Bachelor për Ekonomi në Universitetin e Prishtinës – Departamentin Menaxhment & Informatikë dhe është çertifikuar si trajner në Menaxhim Strategjik prej Institutit WiFi në Austri. Ai poashtu ka punuar si trajner i biznesit për shumë projekte private dhe për Komisionin Evropian. Ai është bashkëthemelues i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Kryesues i Komitetit për Energji në OEGJK. Përveç punës dhe angazhimeve të tij, ai poashtu ka kontribuar në zhvilimin e “Strategjisë së Inovacionit 2013-2020”, “Strategjisë për zhvillimin e edukimit para-universitar në Kosovë 2007-2017”, “Strategjinë për Bizneset e Vogla dhe të Mesme nga Ministria e Tretisë dhe Industrisë në Kosovë 2012-2016” etj. Ai është edhe bashkëthemelues i Shoqatës për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës – SHERK. Syla ka interes për fushën e biznesit, industrisë dhe kontribuon në shumë segmente për rritjen ekonomike.

PËLLUMB KELMENDI

pellumb_kelmendi-2

PËLLUMB KELMENDI është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Braun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin e Shkencave Politike. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Çikagos në 2007 dhe në vitin 2008 përfundoi studimet Master në Universitetin e Kembrixhit në Britaninë e Madhe. Ai ka punuar si hulumtues në Qendrën e Hulumtimeve CIBAM në Universitetin e Kembrixhit dhe si asistent në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Shkencave Politike. Fushat e tij të studimit janë me fokus në konfliktin etnik, partitë politike dhe politikën ekonomike gjatë shtet-ndërtimit. Puna e tij është mbështetur nga një numër i institucioneve eminente si: Universiteti i Çikagos (Bursa Hermon Dunlap Smith), Universiteti i Kembrixhit (Bursa Shell Centenary), Programi GPD nga Universiteti i Braunit, Instituti Uatson për Studime Ndërkombëtare, Programi Rajonal për Hulumtim Shkencor në Ballkanin Përendimor (RRPP), Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Smith Richardson në SHBA.

GJYLIETA MUSHKOLAJ

20150811231146796

GJYLIETA MUSHKOLAJ është profesore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe kryesuese e Katedrës Kushtetuese-Administrative. Ajo ka fituar çmime të shumta për kontributin e saj për të drejtat e njeriut, duke përfshirë Çmimin për drejtësi nga Ministria e Drejtësisë dhe “Pionere femër në fushën e drejtësisë” nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Ajo ka qenë gjyqtare në gjeneratën e parë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Para angazhimit të saj në Gjykatën Kushtetuese ajo ka qenë anëtare e Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës, një trup me rëndësi të lartë për shkrimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, anëtare e grupit për themelimin e Gjykatës Kushtetuese, eksperte e decentralizimit për grupin e Kosovës për negociata, dhe anëtare e Këshillit të përbashkët për Çështje Ligjore të UNMIK. Znj. Mushkolaj është poashtu aktive në çështje civile, duke shërbyer në shumë borde dhe komitete, dhe është anëtare themeluese e Fondacionit American University in Kosovo. Znj. Mushkolaj ka përfunduar studimet për Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe studimet Master në Universitetin e Shtetit të New York. Masterin e dytë dhe studimet doktorale në fushën e Të drejtës Kushtetuese i kreu në Universitetin e Prishtinës.

SHQIPE BREZNICA

download

SHQIPE BREZNICA ka përfunduar studimet Master për Gazetari dhe Komunikim në Institutin e Kosovës për Gazetari dhe Komunikim. Edukimi i Shqipes përfshin: Diploma e Zhvillimit Profesional në Çasjen e integruar ndaj Marrëdhënieve me Publikun nga Shkolla e Londrës për Marrëdhënie me Publikun; Menaxhimi Politik nga Shkolla Bullgare e Politikës dhe New Bulgarian University në Sofia; Proceset integruese evropiane nga Shkolla e Integrimit Evropian në Prishtinë; Krijimi i paqes dhe transformimi i konfliktit nga Shkolla për Trajnime Ndërkombëtare në Vermont, SHBA;  Studimet Politike nga Shkolla Politike në Prishtinë dhe Strazburg, France and Pitman Qualification në Biznes dhe Financa nga Kolegji Kensington dhe Chelsea në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Prej vitit 2015 ajo është koordinatore e programit në Help- Hile zur Selbsthilfe e.V. Paraprakisht. Shqipja ka qenë e angazhuar profesionalisht në Programin Hope Fellowships të Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, dhe prej vitit 2002 si zyrtare e programit për Projektet e Lidershipit për Gra dhe të Rinj. Ajo poashtu ka qenë e angazhuar si këshilluese lokale e projekteve në British Council Kosovo; si asistente e programit për UNHCR.

ADRI NURELLARI

1166px-Adri_Nurellari

ADRI NURELLARI ka përfunduar studimet në Universitetin Kolegj të Londrës, në Mbretërinë e Bashkuar, ku për momentin është kandidat për doktoraturë. Ai ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Kembrixhit dhe në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Ai tani punon si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ai është ndër themeluesit dhe drejtori i Institutit Liberal të Shqipërisë. Nurellari është një aktivist i liberalizmit, me një zë të fuqishëm në media, duke avokuar për idetë e tregut të lirë dhe lirisë individuale. Interesat e tij kryesore janë partitë politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve; shoqëria civile dhe zhvillimi ndërkombëtar, kampanjat, komunikimi politik dhe politika e mediave, politika ekonomike dhe politikat publike.

RAMADAN ILAZI

RAMADAN ILAZI ka qenë Zëvëndësministër i Integrimeve Evropiane në qeverinë e Republikës të Kosovës. Portfoli i tij përfshin: fuqizimin e dialogut dhe bashkëpuimit mes qeverisë dhe shoqërisë civile sa i përket Agjendës së Integrimit Evropian, mbështetjen e zhvillimit të Planit kombëtar të veprimit për Adoptimin e Acquis dhe koordinimin e përpjekjeve të qeverisë të promovojë të dhënat e hapura – open data. Para se të angazhohej në politikë ai ka qenë anëtar aktiv i shoqërisë civile në Kosovë, si drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Paqe prej vitit 2012-2014 dhe drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL nga 2008 deri në vitin 2011. Në vitin 2012, ai ka qenë bashkëautor i punimit “Një ‘traktat i paqes’ për paqe të qëndrueshme: një fillim i ri për Serbinë dhe Kosovën”, punim i cili ka përvijëzuar një platformë konkrete për një traktat të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Z. Ilazi poashtu ka mbajtur shumë kurse mbi paqen dhe studimet mbi konfliktin në institucione të edukimit në Kosovë dhe ka qenë folës në një numër konferencash dhe ngjarjesh rajonale mbi çështje që i përkasin integrimit evropian dhe qeverisjes së mirë. Ai ka përfunduar studimet Master në Universitetin e St. Andreës – Shkolla e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.