banner

Misioni

Date: 23.07.2016

Misioni dhe Vizioni

Misioni i PIPS-it është të kontribuojë në kualitetin e procesit politik në Kosovë përmes edukimit formal dhe jo-formal të liderëve, duke i motivuar ata që të angazhohen aktivisht në proceset e tranzicionit, konsolidimit të demokracisë dhe forcimit të saj. Për ta përmbushur misionin e tij, vizioni i PIPS-it nxit krijimin e një kulture të re demokratike duke promovuar dialogun politik dhe social përmes bashkëpunimit në mes liderëve.

Misioni – ndërtimi i një kulture të re demokratike dhe promovimi i dialogut e bashkëpunimit ndërmjet liderëve

Vizioni – të kontribuoj në kualitetin e procesit politik duke ofruar edukimin e liderëve dhe duke i motivuar ata që të marrin pjesë në çështjet publike

Objektivat

Nisur nga misioni dhe vizioni i Institutit, PIPS inkurajon krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm të të rinjve dhe liderëve të motivuar duke u bazuar në ndarjen e vlerave dhe vizionin për qëndrueshmërinë e Kosovës në kontekst të zhvillimit rajonal dhe global. Përveç kësaj, PIPS kërkon të inkurajojë anëtarët e këtij komunitetit të ri të sapo krijuar për të zbatuar njohuritë dhe përvojën e fituar nga aktivitetet e PIPS për të promovuar vlerat e tij në kontekstet shoqërore ku veprojnë, si dhe për ti bërë ato pjesë e sjelljes së tyre personale si liderë të ardhshëm.

Për ti arritur këto objektiva, Instituti i Prishtinës për Studime Politike angazhohet për:

Rritjen e kapaciteteve udhëheqëse në Kosovë;

Intensifikimin e komunikimit dhe bashkëveprimin ndërmjet aktorëve socio-politikë në Kosovë dhe rajon;

Rritjen e sasisë dhe cilësisë së këshillimeve për politikat dhe rekomandimeve që dalin nga forumet dypalëshe.