banner

Historiku

Date: 23.07.2016

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS (Prishtina Institute for Political Studies) u themelua në vitin 2004. PIPS që nga themelimi ka për qëllim edukimin politik të liderëve të rinj, rrjetëzimin përbrenda Kosovës dhe rajon, hulumtimet dhe botimin e analizave publike. Përgjatë këtyre vitieve, Organizata ka zhvilluar një sërë programesh e projektesh, ku dominanti është ai i Shkollës Politike. Instituti i Prishtinës ka bashkëpunuar me organizata të tjera jo-qeveritare në Kosovë për të avokuar në promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokratizimin e vendit, luftën kundër korrupsionit dhe për më shumë transparencë të pushtetit.

Përtej Kosovës, PIPS ka bashkëpunuar me të tjera organizata në rajon si Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Bullgari e më gjerë në projekte të përbashkëta rajonale dhe evropiane  për temat e integrimeve, dialogut rajonal, demokracisë (Lexo rubrikat: Shkollat Politike dhe Projektet).

Përgjatë viteve, Instituti i Prishtinës ka organizuar konferenca të shumta me partner lokal, rajonal e ndërkombëtar duke promovuar njëherësh studime e analiza për tema të  ndryshme (Lexo rubrikën e botimeve).