banner
banner

Shkolla Politike

Date: 23.07.2016

Shkolla Politike e Prishtinës u themelua në vitin 2003 si iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe një grupi aktivistësh të rijnë kosovar me qëllim të promovimit të një kulturë të re politike dhe shoqërore të bazuar në vlera të përbashkëta – tolerancë dhe dialog të hapur. Qëllimi i themeluesve: nxitja e krijimit të një komuniteti të liderëve  politik dhe publik në Kosovë, ishte dhe mbetet ideja themelore me të cilin vepron Shkolla Politike e Prishtinës. Pas përfundimit me sukses të dy viteve të para të implementimit të projektit të Shkollës Politike, Këshilli i Evropës mbështeti kosovarizimin e saj me themelimin e një organizate jo-fitimprurëse, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS). PIPS mori përsipër implementimin e këtij projekti që nga viti 2004, duke u regjistruar si fondacion, pjesë e rrjetit të Shkollave për Studime Politike të Këshillit të Evropës tani i njohur si Asociacioni i Shkollave për Studime Politike (www.schoolsofpoliticalstudies.eu) tani i shtrirë në 19 vende nëpër botë.