banner

STAFI

Date: 20.12.2017

LEONORA KRYEZIU

IMG_8733

LEONORA KRYEZIU është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike. Ajo ka mbaruar studimet e linguistikës dhe studimet e Gjuhës dhe Literaturës Angleze në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar prej vitit 1995, fillimisht si Profesoreshë Asistente në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Fakultetin Filologjik, dhe prej vitit 2003 është qenë Profesoreshë në Fakultetin Filozofik, në Departamentin e Shkencave Politike. Ajo është anëtare aktive e shoqërisë civile prej viteve 1990-të, në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si anëtare e bordit, e ftuar si folëse, fasilitatore dhe kapacitete të tjera. Në të kaluarën, ka punuar për USAID, International Crisis Group (ICG), European Center for Minority Issues (ECMI), prej nga ajo filloi Shkollën Politike së bashku me një grup të aktivistëve të shoqërisë civile. Prej 2003, ajo është Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS dhe anëtare e bordit e Asociacionit Evropian të Shkollave Politike të Këshillit të Evropës, të vendosur në Strasburg.

BUTRINT BERISHA

21905302_10213795768712994_409512916_n

BUTRINT BERISHA është Koordinator i Projekteve, i angazhuar në PIPS prej Majit të vitit 2014. Ai ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet Master në Universitetin e Stokholmit, duke përfshirë këtu një semestër shkëmbimi në Universitetin e Strathclyde në Skoci. Fokusi i tij është politika ndërkombëtare. Atij i pëlqen letërsia, vrapimi dhe është tifoz i Klubit të Futbollit Arsenal.

ALISA HASANI

17097788_10155109707878436_3979403700625014962_o

ALISA HASANI ka mbaruar studimet Master në Universitetin e Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fushat e saj të studimit përfshijnë politikat publike dhe politikat krahasuese. Fokusi i saj janë hulumtimet dhe analizat statistikore. Alisa iu bashkangjit ekipit të PIPS më 2012. Gjatë viteve të studimeve në SHBA, ka punuar si Asistente pas-universitare në Universitetin e Shtetit të Iowa, ku ka realizuar hulumtime të shumta rreth politikave për veteranët. Që nga Qershori 2016, punon si koordinatore e projektit për MSA-në, në Institutin e Prishtinës për Studime Politike. Ndër sërë aktivitetesh jashtëshkollore, ajo ka marrë pjesë edhe në Modelin e Kombeve të Bashkuara të Universitetit të Harvard-it në Harvard, Massachusetts.

ENDRIT BYTYQI

IMG_8649

ENDRIT BYTYQI iu bashkangjit ekipit të Institutit të Prishtinës për Studime Politike në Korrikut të vitit 2015, ndërsa aktualisht është bashkëpunëtor i jashtëm. Ai ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa tani është në përfundim të studimeve Master në Universitetin e Lund-it në Suedi. Më herët, Endriti ka qenë pjesë e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë si praktikant për hulumtime, dhe poashtu ka qenë pjesë e grupit joformal “Voice of the voiceless”, mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik – NDI. Fokusi i tij është në përmirësimin e qeverisjes lokale në Kosovë dhe poashtu në punësimin e rinisë. Gjithashtu, është i interesuar në çështjet e zhvillimit dhe politikave publike. Ai ka marrë pjesë në aktivitete të shumta në Kosovë dhe jashtë vendit, ndër to: “Konferenca e tretë e Paqes 2015” organizuar nga Universiteti i Hagës, Modeli i Bashkimit Evropian 2014 në Vienë, Forumin Botëror për Demokraci, dhe konferenca tjera me rëndësi.

ARTAN COLLAKU

artan-collaku1473951563

ARTAN ÇOLLAKU është alumni i Shkollës Politike dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Prishtinës për Studime Politike, qe një dekadë. Ai kryesisht e mbështet PIPS me zhvillimin e projekteve dhe me kryerjen e hulumtimeve. Ai ka përfunduar studimet Master për Studime Evropiane në Universitetin e Leuven në Belgjikë dhe studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Artani ka eksperiencë të gjatë, të fokusuar në fushën e integrimeve evropiane dhe politikave publike.

BARDH AJETI

Bardh Ajeti është aktualisht student i vitit të dytë në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Shkencave Politike. Në të kaluarën ka punuar vullnetarisht me organizata si Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) për çështje si personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit të debatit me YIHR. Gjatë shkollës së mesme ai ishte aktiv në Këshillin e  Nxënësëve të Prishtinës dhe aktualisht është një koordinator lokal për Studentët Evropian për Liri –  Kosovë. Interesat e tij janë filozofisa politike, fotografia, shkrimi kreativ dhe sportet, kryesisht futbolli.